Vangjel Kosta

Pedagog, Lektor – Shkolla e Magjistraturës

Vangjel Kosta është pedagog i Shkollës së Magjistraturës dhe anëtar i Këshillit Pedagogjik të kësaj shkolle. Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit (1983-1991, 1993-2000), arbitrit në Arbitrazhin Shtetëror (1991-1993), lektorit pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka shërbyer si ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë, ka ushtruar profesionin e avokatit si edhe ka shërbyer si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Vangjel Kosta ka dhënë kontributin e tij si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi në kuadër të miratimit të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të paketës prej më shumë se 15 ligjeve të rishikuara.
Vangjel Kosta ka qenë ekspert ligjor për Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) kur u hartua ligji i ri i falimentimit dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2016 dhe është i specializuar në çështjet gjyqësore mbi arbitrazhin, ligjin tregtar, prokurimet publike, koncesionet, privatizimin, bankat, pasuritë e paluajtshme, konkurrencën dhe falimentimin. Është autor i disa teksteve shkollore për gjyqtarë dhe prokurorë në Shkollën e Magjistraturës, si dhe botimeve të tjera ligjore.