Pedagog – Fakulteti Drejtësisë, UT
Erind Mërkuri është Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Lektor i lëndeve e Drejta Kushtetuese dhe Sistemi Normativ në Republikën e Shqipërisë. Mban titullin “Docent” pasi ka përfunduar studimet e thelluara pasuniveritare dhe gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike në të Drejtën Publike”.
Erind Mërkuri ushtron profesionin e avokatit dhe ështe një prej tre anëtarëve të Komisionit Disiplinor, pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, si edhe është anëtar i Komitetit Kombëtar të Përzgjedhjes, që rekruton, vlerëson rezultatet në punë, si edhe procedon disiplinarisht nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues, pjesë e administratës shtetërore, në shërbimin civil.
Ai ka publikuar libra, artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrja në disa grupe pune, për hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil, dhe angazhimi disa here si ekspert në Kuvendin e Shqipërisë e bën trajnerin Erind Mërkuri, një vlerë të shtuar pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve.