Paris, 24 nëntor 2022. UIHJ (Organizata Botërore e Përmbaruesve Gjyqësore) celebroi 70-vjetorin e krijimit të saj dhe dërgoi një Letër në adresë të Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Manja, në mbrojtje të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat shqiptar. Në mbështetje të plotë për përmbaruesit shqiptarë.
UIHJ foli qartë:
“Sulmi i tyre në Shqipëri konsiderohet si sulm ndaj një prej anëtarëve të rëndësishëm të UIHJ-së.”
UIHJ i dërgon mesazh të drejtpëdrejtë vetë Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare:
“UIHJ-ja, me mbështetjen që gëzon në nivel ndërkombëtar, dëshiron ta lëvdojë Shqipërinë dhe qeverinë e saj, për ndihmën që i jep Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë dhe nuk dëshiron të bëjë të kundërtën, sa kohë jemi në dijeni edhe për aspiratat e Shqipërisë për të hyrë së shpejti në Bashkimi Evropian përmes negociatave.
Bashkimi Evropian dhe UIHJ si një nga organizatat më të mëdha të profesionistëve ligjorë në botë, i kushton një vëmendje të veçantë shërbimeve gjyqësore, dhe ka një qëndrim të qartë në lidhje me kriteret që duhet të përmbushë një shtet për të mundësuar plotësisht ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, sikundër respekti që çdo shtet duhet të tregojë ndaj funksionarëve që mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi – përmbaruesve gjyqësorë.”
Asnjë përmbarues gjyqësor privat shqiptar, nuk do të qëndrojë duarkryq, pas kësaj Letre dhe mesazhit të qartë që ajo përcjell.
Klikoni më poshtë për të shkarkuar