NJOFTIM

Jan 16, 2023

Vendime të Asamblesë së Përgjithshme datë 14.1.2023:

-U zgjodhën 4 anëtarët, përfaqësues të Dhomës në Grupin e Punës të krijuar nga ministri i Drejtësisë, për draftimin e akteve nënligjore lidhur me 4 aktet e veprimtarive dytësore, projektudhëzimin për tarifat përkatëse për kryerjen e shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat: Tedi Malaveci, Besmir Kodra, Gentian Strati dhe Najada Beqaraj.

-U vendos të rifillojë puna e pezulluar e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, referuar akteve nënligjore në fuqi, deri në daljen e aktit të ri, udhëzimit “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”, i cili do të parashikojë në dispozita tranzitore vijimin e kontraktimeve që do të kryhen nga data 16.1.2023 (e hënë) deri në miratimin e aktit të ri.

-U vendos të miratohet projektbuxheti 2023 dhe realizimi i buxhetit për vitin 2022, duke mbajtur të njëjtin nivel të kuotës profesionale sikundër 4 vitet e fundit.

-U vendos të mbahet një qëndrim publik për çdo ngjarje që lidhet me shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, me figurën e përmbaruesit, profesionit, duke nisur me prononcimin që lidhet me ngjarjen e fundit të marrjes së masës së sigurimit “arrest me burg” të një prej anëtarëve të organeve drejtuese të Dhomës.