RREGULLORE

Rregullore e Mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave mbi organizimin dhe zhvillimin e mbledhjeve në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, si dhe në zgjedhjen e Organeve Drejtuese të saj.

Rregullore e Trajtimit të Ankesave të Depozituara Pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë
Rregullorja ka si qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për zbatimin e një standarti ligjor, në shqyrtimin dhe disiplinimin efektiv të sjelljeve të subjekteve përmbarimore të kryera në shkelje të rregullave etike dhe parashikimeve ligjore, si dhe të garantojë të drejtat e palëve, të cilat përfshihen në një proces ankimimi pranë Dh.K.P.Gj.P.

Rregullore për Administrimin e Qendrës së Zhvillimit të Ankandeve Publike Përmbarimore – QZHAPP
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave mbi administrimin dhe funksionimin e Qendrës së Zhvillimit të Ankandeve Publike Përmbarimore – QZHAPP, të krijuar pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, në zbatim të Ligjit Nr.10031, datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, si edhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Rregullore për mbikëqyrjen e veprimtarisë dhe sjelljen profesionale  të përmbaruesve gjyqësorë privatë, si dhe ndihmëspërmbaruesve  nga ana e dhomës kombëtare të përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Rregulla mbi llojet e trajnimeve, financimin nga kurset e trajnimit dhe mënyrën e administrimit  të qendrës kombëtare të trajnimit të përmbaruesve  nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.