Këtu do të gjeni të renditura kronologjikisht listën e Konventave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të tjera për shkëmbime në fushën juridike, civile, tregtare etj…
- Marrëveshja e parë ndryshuese ndërmjet Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit nr. 3567/2, nr. 126 prot., datë 07.09.2015
- Ligj Nr. 7760, datë 14.10.1993 Për Ratifikimin e “Konventës Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë për Ndihmën Gjyqësore në Cëshjet Civile dhe Penale”
Konventa ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për ndihmë gjyësore në cështjet civile dhe penale, është nënshkruar në Athinë më 17 Maj 1993.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, hyri në fuqi më 29.10.1993
- Ligj Nr.8688, datë 9.11.2000 Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit”
Kjo Konventë zbatohet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit, që janë në territorin e një shteti të ndryshëm prej atij ku kërkohen njohja dhe ekzekutimi i vendimeve, dhe që u përkasin marrëveshjeve midis personave fizikë ose juridikë.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, hyri në fuqi më 05.12.2003
- Ligj Nr.9348, datë 24.2.2005 Për Ratifikimin e “Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile”
Marrëveshje për Ndihmë të ndërsjellë juridike në cështjet civile ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikes së Bullgarisë, me dëshirën për të vendosur një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e marrëdhënieve juridike dhe duke pasur respekt reciprok për sovranitetin e tyre.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, hyri në fuqi më 25.03.2005 - Ligj Nr. 9554, datë 8.6.2006 Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për Njoftimin dhe Dorëzimin Jashtë Shtetit të Dokumenteve Gjyqësore dhe Jashtëgjyqësore në Fushën Civile dhe Tregtare”
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për njoftimin dhe dorëzimin jashtë shtetit të dokumenteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore në fushën civile dhe tregtare” të Konferencës së Hagës, bërë më 15 Nëntor 1965, me deklarimet e parashikuara në këtë ligj.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, hyri në fuqi më 12.07.2006 - Ligj Nr.10182, datë 29.10.2009 Per Aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Konferences se Hages “Per Proceduren Civile”
Republika Shqipërisë aderon në konventën e Konferencës së Hagës “Për procedurën civile”, hyrë në fuqi më 12 Prill 1957.
Miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise, hyri në fuqi në 02.12.2009 - Ligj Nr.10194, datë 10.12.2009 Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për Njohjen dhe Zbatimin e Vendimeve të Huaja në Fushën Civile dhe Tregtare”
Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të huaja në fushën civile dhe tregtare”, bërë në Hagë më 1 shkurt 1971 dhe që ka hyrë në fuqi më 20 Gusht 1979, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, hyri më fuqi në 13.01.2010
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, datë 1.12.2021