“Raiffeisen” këtu në Shqipëri s’ka asnjë lidhje me Raiffeisen Bank International AG (RBI) me qendër në Austri. Ashtu si bluzat Armani apo Real Madrid CF që shiten te “Tregu Çam” edhe këtu gjen të njëjtën logo, por me cilësi “malli rrugice”.

“Smart Collection” sh.p.k. që u kap me “presh në duar” me aq bujë nga Prokuroria jonë në datë 7 Janar, por që preshtë u justifikuan se ishin material “studimor” nga Gjykata (!!), sot në datë 10 Janar, na qenkësh pjellë e Raiffeisen.
Këta mashtrues që gjithë media, publiku dhe Prokuroria i quajti “Përmbarues” nuk qenkan veçse ca të “squtë” që punojnë për Raiffeisen.
“Smart Collection” sh.p.k. alias “Të Squtët” kanë prokurë nga “Raiffeisen” të mbledhin detyrimet në të ZEZË se Shqipëria nuk ka institucione si p.sh. PËRMBARIM GJYQËSOR që kjo punë të bëhet në të BARDHË.
Me qindra shkresa mashtruese kanë dalë nga “Të Squtët” në dijeni të “Raiffeisen Albania”. Me mijëra telefonata dhe mesazhe janë dërguar nga numri celular 0674003004, ku përdoren atributet e përmbaruesit duke i shantazhuar qytetarët që s’dinë nga t’ia mbajnë dhe bëhen pre e viktima të borxheve të Raiffeisen.
Askush nuk flet. As Prokuroria, as Policia, as DPT-ja e as BSH-ja.
Vallë e dinte “Raiffeisen Albania” që “Smart Collection” sh.p.k. kishte goxha “material studimor” për t’iu shkuar qytetarëve deri brenda në krevat?! Po që bënte një aktivitet ilegal përmbarimor?!
U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të dërgojnë tek ne, Dhoma e Përmbaruesve të gjitha telefonatat, komunikimet, info-takimet, vizitat apo njoftimet që u kanë ardhur nga dyshja e “Të Squtëve”: Raiffeisen & “Smart Collection”.
Mesazhet të dërgohen në numrin e Dhomës: 0686054005
Shkresat te adresa: dhomakombetarepermbarimit@gmail.com