Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë njofton se, Provimi i Pranimit në Programin
e Trajnimit Fillestar pranë Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve, do të zhvillohet në:

Datë: 19.1.2023

Vendi: Salla e Konferencave pranë Ministrisë së Drejtësisë, kati I

Ora: 17:00

Kandidatët e kualifikuar që kanë përmbushur kushtet për të marrë pjesë në provimin e pranimit në
trajnimin fillestar, referuar nenit 18, pika 3 të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor
gjyqësor privat
”, janë sipas listës emërore pjesë përbërëse e këtij njoftimi.

Pyetjet e provimit të pranimit në formimin fillestar do të bazohen në përmbajtjen e programit të
detyrueshëm të trajnimit fillestar mbi tematika dhe aspekte bazike që përfshijnë:

Kodin Civil; Kodin e Procedurës Civile; Të drejtën private; Legjislacionit për shërbimin
përmbarimor gjyqësor; Aspekte të veçanta të së drejtës publike dhe etikën profesionale.

Hyrja për në ambientet e brendshme për zhvillimin e provimit të pranimit do bëhet 1 (një) orë
përpara orarit të njoftuar për zhvillimin e provimit. Ndaj të interesuarit e kualifikuar për të marrë
pjesë në provim, duhet të paraqiten në ditën e provimit, në ambientin e caktuar për zhvillimin e tij,
të pajisur me mjet identifikimi personal të vlefshëm, që në orën 16:00.
Kandidatët që nuk paraqiten në orarin e kërkuar dhe nuk kanë mjet identifikimi të vlefshëm,
përjashtohen nga e drejta për të marrë pjesë në provim.

Ftohen të gjithë kandidatët e kualifikuar për të marrë pjesë në provim, të njihen paraprakisht me
rregullat e detajuara për zhvillimin e provimit të pranimit, sipas përcaktimeve të urdhrit nr. 364,
datë 31.5.2021 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin
fillestar”
, publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë
dhe të Ministrisë së Drejtësisë, sipas përcaktimeve ligjore.

Lista emërore

Njoftim 9.1.2023