Tiranë, 11.01.2022, Ministria e Drejtësisë
Pas bisedimeve intensive, të zhvilluara përgjatë fundvitit 2022 dhe ditëve të para të 2023, mes stafeve dypalëshe, urat e bashkëpunimit u rivendosën sot përfundimisht nga takimi i Kryetarit të DHKPGJP-së me Ministrin e Drejtësisë, z. Ulsi Manja.
Ministri i Drejtësisë, i njohur me situatën e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, vendosi të ndërmarrë hapa konkretë duke përcaktuar një agjendë konkrete, të shpejtë bashkëpunimi me përmbaruesët gjyqësorë privatë.
Ministri i Drejtësisë kërkon që të jetë krah shërbimit përmbarimor dhe ligjit, sa kohë ky është edhe prioritet i punës së tij, mesazh që kërkon ta percjellë personalisht
edhe në datë 14 Janar 2023, kur do hapë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare.