Në përfundim të provimit përfundimtar të mbajtur sot, në datë 29.2.2024, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, për kandidatët për përmbarues pjesëmarrës në provimin përfundimtar të Programit të Detyrueshëm 1-vjeçar për Trajnim Fillestar, njoftojmë se:

Komisioni i Provimit Përfundimtar, realizoi procesin e korrigjimit dhe të renditjes së kandidatëve kalues, menjëherë pas përfundimit të provimit, duke i ftuar kandidatët pjesëmarrës në provim të ndiqnin procesin e çsekretimit të tezave dhe të njiheshin me rezultatin e tyre.

Në përfundim të këtij procesi, ftojmë të gjithë të njihen më poshtë me:

  • Çelësin e tezës së provimit (kliko link-un); dhe
  • Rezultatet e provimit përfundimtar të Programit të Detyrueshëm 1-vjeçar për Trajnim Fillestar, sipas kodit të sekretimit, në respektim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (kliko link-un).

Ky njoftim bëhet në përmbushje të detyrimit që buron nga neni 9 i urdhrit nr. 364, datë 31.5.2021 të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin fillestar”.

Publikimi i rezultateve sipas këtij njoftimi, për efekt ankimi, është i barasvlershëm me njoftimin e çdo kandidati, të cilit nga momenti i këtij publikimi, i lind e drejta e ankimit brenda afateve ligjore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.