Në përfundim të provimit të mbajtur sot, në datë 3.5.2024, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, për kandidatët që kishin shprehur interes dhe ishin kualifikuar për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Detyrueshëm për Trajnim Fillestar, njoftojmë se:
Komisioni i Vlerësimit, realizoi procesin e korrigjimit dhe të renditjes së kandidatëve të kualifikuar, menjëherë pas përfundimit të provimit, duke i ftuar kandidatët pjesëmarrës në provim të ndiqnin procesin e çsekretimit të tezave dhe të njiheshin me rezultatin e tyre.
Në përfundim të këtij procesi, ftojmë të gjithë të njihen më poshtë me:
- Kopje të përgjigjeve të tezës së provimit (kliko link-un); dhe
- Rezultatet e provimit të pranimit në formimin fillestar për të gjithë të interesuarit, referuar kodit të sekretimit që kishte çdo kandidat pjesëmarrës në provim, në respektim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (kliko link-un).
Ky njoftim bëhet në përmbushje të detyrimit që buron nga neni 9 i urdhrit nr. 364, datë 31.5.2021, të ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e “Programit të detyrueshëm për trajnimin Fillestar”.
Publikimi i rezultateve sipas këtij njoftimi, për efekt ankimi, është i barasvlefshëm me njoftimin e çdo kandidati, të cilit nga momenti i këtij publikimi, i lind e drejta e ankimit brenda afateve ligjore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.