Prishtinë 15.11.2024, një ditë e shënuar për sistemin e përmbarimit privat në Kosovë, ditë që shënoi dhjetëvjetorin e themelimit të Odës së Përmbaruesve Privatë të Kosovës.
Të ftuar të shumtë nga institucionet qeveritare të Kosovës, gjykatat dhe delegacionet nga rajoni e bota, u mblodhën për të asistuar në këtë jubile të veçantë, i mbështetur nga projekti holandez për Forcimin e Përmbarimit në Ballkan (BESP).
Eventi mori përshëndetjen e dedikuar të Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë, z. Mark Schmitz. Një respekt të veçantë me përshëndetjen e tij tregoi edhe z. Jamie Evans Butler, zëvendësdrejtor i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID në Kosovë.
Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë, Isa Shala, pasqyroi një rezyme të 10 viteve të përshkruar nga Oda duke e vënë theksin edhe në sfidat e saj.
Një përshëndetje në emër të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë të Shqipërisë, e transmetoi në këtë event, kryetari i Dhomës, z. Tedi Malaveci.
Eventi përfshiu disa aktivitete brenda tij, ku u mbajt edhe një panel diskutimi me temë “Sfidat e përbashkëta të përmbarimit” me përfaqësuesit e disa Dhomave, si Kosova, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Shqipëria.
Jubileu i 10 i përmbarimi privat në Kosovë, tregoi se lidhja mes Dhomës së Shqipërisë dhe Odës se Kosovës, mbetet gjithnjë e veçantë, krahasuar me gjithë rajonin, për faktin e thjeshtë se të gjithë kolegët janë shqiptarë.